Kosova

Lirohet ish-prokurori dhe vozitësi i tij

Ish- prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Hamitaga, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në këtë proces gjyqësor prokurori Bajram Hamitaga akuzohej për keqpërdorim detyre, ndërsa vozitvsit i tij Luan Delili për frikësim ndaj procedurës penale i cili gjithashtu është shpallur i pafajshëm.

Ata janë liruar “në mungesë të provave”, shkruan kallxo.com.

Sipas vendimit të trupit gjykues, i dëmtuari Granit Paçarizi, për kompensim të kërkesës pasurore- juridike, udhëzohet në kontest civil.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit filluan menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në maj të vitit 2016, në të cilin prokurori akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po i zhvillonte hetimet.