Kosova

Lirohet Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj është liruar. Deputeti i PSD-së ishte arrestuar sot herët në mëngjes me një urdhër arrest lëshuar nga Gjykata.

Lajmin për lirimin e Molliqajt e ka konfirmuar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

“Rasti ishte dërguar në Prokurori. Deputeti Molliqaj tashmë është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësja e PSD-së për kp.

Sipas Policisë, gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar dje një urdhër arrest për Dardan Molliqajn.

Ai është arrestuar në lidhje me pjesëmarrjen në protestë pas arrestimit të liderit të VV-së, Albin Kurti, në vitin 2015.

Molliqaj në atë kohë ka qenë sekretar organizativ dhe njëri ndër njerëzit kryesorë në VV.