SHËNDETËSIA

Lirohen disa persona nga karantina e krijuar në Qendrën e Studentëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për largimin e disa personave nga karantina e krijuar në Qendrën e Studentëve, të cilët kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus, ndërkohë që të infektuarit do të dërgohen në Klinikën Infektive.

Në këtë Qendër dërgohen personat që arrijnë në Kosovë nga vendet tjera.

Kjo Ministri po ashtu ka thënë se ndonëse këta persona do të lirohen, ata duhet të qëndrojnë edhe për dy javë tjera në vetizolim në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Shkelja e udhëzimeve të MSh e IKShPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situata emergjente të shëndetësisë publike”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Sipas të dhënave të fundit, në të gjitha komunat e Kosovës është raportuar për 227 persona të prekur me koronavirus, duke përshirë 38 persona të shëruar dhe shtatë të vdekur.