Bota

Lirohen 3,600 udhëtarë të anijes së ngujuar që dyshoheshin me koronavirus në Hong Kong

Mijëra udhëtarë të ngujuar në një anije në Hong Kong, kanë arritur të dalin pasi testet për koronavirus rezultuan negative.

3 mijë e 600 udhëtarë të anijes “World Dream” ishin të bllokuar pasi dyshohej se janë infektuar me virus nga një udhëtim i mëparshëm. Disa anëtarë tjerë të ekuipazhit dhe udhëtarë, janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

Epidemia deri më tani ka lënë të vdekur 813 persona vetëm në Kinë. Koronavirusi tani ka vrarë më shumë njerëz sesa sëmundja e Sarsit.

Në vitin 2003, kjo sëmundje vrau 774 persona.