SPORT

Lirim Kastrati, një yll i ri në ardhje për Kosova A

Kush është 10-shi i Kosovës U-21? Kjo ishte pyetja e shumë tifozëve në stadiumin Fadil Vokrri.

I shpejtë, i fortë driblime dhe lider i sulmit. Quhet Lirim Kastrati dhe ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme mbrëmë ndaj Turqisë.

Sulmuesi nga Hogoshti ishte futbollisti më i mirë te “Dardanët”, në fitoren e madhe 3-1, në sfidën e grupmoshës U-21 për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Me depërtimet e pandalshme dhe pasimet për shokët, Kastrati ishte “motori” i ekipit të Rafet Prekazit në sulm, duke kënaqur zemrat e mijëra tifozëve të pranishëm në tribuna, që shpesh u ngritën në këmbë me ovacione.

Pas përfundimit të ndeshjes, fansat në stadium, por edhe në rrjetet sociale, kishin fjalë të mëdha për Kastratin, i cili është ftuar disa herë edhe në ekipin A.

Luan tash e një vit e gjysmë në Lokomotivë të Zagrebit ku shpesh shënon.

Ai foli pas ndeshjes duke thënë se është i me fitoren dhe paraqitjen e ti.

“Jam shumë i lumtur, i falënderoj djemtë që dhanë gjithçka dhe tifozët. Pasi na zbardhi fytyrën Kosova A, na duhej edhe neve të fitonim”, ka thënë Kastrati.

Kjo fitore e bën lider Kosovën U-21 me 6 pikë.