Kosova

“Liqeni Trump” a është shaka e 1 prillit? Pyet Von Cramon

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”, por deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon  e quan si të pakuptimtë këtë ide.

Sipas saj, ideja e tillë ngre dyshime se Kosova po përdoret për fushatën e Donald Trump, për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

 “Shaka e 1 prillit? Si mund të japë dikush diçka në shenjë mirënjohje për atë marrëveshje? Thjesht duke qenë pjesë e fushatës #Trumps”, ka shkruar Von Cramon.  /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.