SPORT

Lippi: Allegri do t’i përshtatej Manchester Unitedit

Trajneri i njohur italian, Marcello Lippi e “shtyn” bashkëkombësin e tij drejt “Djajve të Kuq”

Massimiliano Allegri do të ishte njeriu ideal për ta marrë në dorë ekipin e Manchester Unitedit nëse largohet Ole Gunnar Solskjaer.

Të paktën kështu mendon trajneri i njohur italian, Marcello Lippi.

Trajneri norvegjez është vënë nën presion pas formës së zbehtë që po e shfaqin “Djajtë e Kuq” dhe Solskjaer pritet të shkarkohet nga gjiganti anglez.

Nga ana tjetër, Allegri është i papunë që kur u nda nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar.

Prandaj, Lippi mendon se me Allegrin, United do të mund të këndelleshin.

Normalisht, me disa përforcime që do t’i bënin në afatin kalimtar të janarit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.