Kombëtare

Lipjan/ Sulmon policin një marokien

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një shtetas të Marokut është përfshirë në një rrahje fizike.

Sipas Policisë i dyshuari kishte sulmuar fizikisht tre persona tjerë meshkuj shtetas të huaj.

Pas intervenimit të policisë i njëjti ka sulmuar edhe zyrtarët policor. Ai është dërguar në stacionin policor.

“Lipjan 09.04.2020 17: 45.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Marokut pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht tre persona tjerë meshkuj shtetas të huaj. Gjatë intervenimit të njësisë policore i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policor, andaj i dyshuari është dërguar në stacion policor, është njoftuar prokurori i shtetit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.