Kosova

Lipjan- Rrahet nga bashkëshorti i saj, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunës në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Komunën e Lipjanit.

Në raport bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.