Kombëtare

Lipjan: Qytetarët ankohen për ujë, Komuna thotë për shkak të mos reshjeve të shiut

Qytetarët e Komunës së Lipjanit janë ankuar për mos furnizim të ujit 24 orë në ditë, lexuesit e Kosova.info, na kanë shkruar se në Lipjan ka shumë ndërprerje të gjata të ujit, reduktimet janë si në stinën e verës, ndërsa ne jemi në kohën e dimri në dhjetor – janar që ka ujë të mjaftueshëm që të mos të ketë ndërprerje të gjata, ata ka thënë se kanë bë kërkesa dhe ankesa në drejtim të Komunës, por kanë hasë në vesh të shurdhër.

Një lexues i njohur për redaksinë ka thënë se një shoqatë gjermane ka bërë hulumtimin në rajonin e Lipjanit të fshatit Konjuh kanë konstatuar se ka ujë të mjaftueshëm si për qytetin e Lipjanit, por edhe për disa fshatra për rreth, mirëpo kush nuk është marr nga institucionet më këtë punë.

Çdo ndërtes në Lipjan ka rezervarin prej 2 mijë litra e 4 mijë litra për furnizim me ujë se për ndryshe nuk ka shans me u furnizua me ujë 24 ore. Reduktimet janë nga 4 orë e shumë herë edhe 6 orë e verës deri në 6 deri 12 ore, Komuna e Lipjanit ka njohuri, por nuk ka marr masa asnjëherë.

Ndërsa zëdhënësi i Komunës së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë për Kosova.info., furnizimi me ujë bëhet nga burimet nëntokësorë dhe dihet saktë sasia e ujit që futet në zonën e shërbimit.

Ai tha se për shkak të mungesës se reshjeve ka mungesa edhe te ujit ne puset burimore andaj edhe reduktimet janë evidente. Kohëzgjatja e furnizimit me ujë të pijes behet me reduktime te shkurta në qendrën urbane 4 ore me furnizim 2 ore ndërprerje.

Numri i banorëve të cilët furnizohen me ujë të pijshëm në zonën e shërbimit është afër 37500. Lokacionet e puseve të burimeve nëntokësore të ujit të pijshëm dhe kapaciteti i tyre.

Lipjan te ish fabrika e Letrës 8 Puse – Kapaciteti; Q=5-15 l/s – Thellësia; H=12-50m Lipjan te Livadhet e Sitnicës 7 Puse – Kapaciteti; Q=5-12 l/s – Thellësia; H=15-50m Konjuh 7 puse – Kapaciteti; Q=5-18 l/s – Thellësia; H=35m Fshati Sllovi 5 puse grumbulluese – Kapaciteti; Q=5-8 l/s – Thellësia; H=6m Fshati Torinë-Poturoc 3 puse – Kapaciteti; Q=2-5 l/s – Thellësia; H=15m Fshati Magurë 1 pus- Kapaciteti; Q=40 l/s – Thellësia H=25m – Kapaciteti; Q=2-5 l:, tha Bytyqi.

Ai shtoj më tej për mos më pasur fare ndërprerje duhet të hapen puset e reja afër atyre puseve ekzistuese më mbështetje të Komunës ose nga ndonjë donator tjetër në të ardhmen do të bëhen ky investim që qytetarët të mos kenw probleme me ujë sepse është elementare për jetë.

“ Si informacion shtese: -Komuna e Lipjanit ka Memorandum për bashkëfinancim me KRU” Prishtina” sh.a, për kyçje shtëpiake nga rrjeti primar në atë sekondar të Fshatrave Dobrajë e Madhe, Llugë, Gllanicë është në proces të prokurimit.

Po ashtu është realizuar Pilot Projekti në zvogëlimin e humbjeve për zonën e I-rë të qytetit të Lipjanit nga investitori CDI ka filluar të bëhet implementimi ne vitin 2018, duke i marr informacionet nëpër teren, ndërsa projekti ka përfunduar në vitin 2019 me ndërtimin e pusetave të reja , ndërrimin e gypave primar dhe sekondarë të rinj”, tha Diamant Bytyqi për Koosova.info.

Bekim D. Olluri