Kombëtare

Lipjan: PDK e akuzon qeverisjen e Ahmeti për mos dezinfektimin insekteve ne Lipjan

Partia Demokratike e Kosovës – dega ne Lipjan ne një postim ne faqe e tyre zyrtare ne rrjetin social Facebook kane akuzuar qeverisjen lokale te udhëhequr nga LDK – ja e Imria Ahmeti, se Komuna nuk pati vullnet qe te bej dezinfektimin e ambientit ne qytet dhe ne fshatra ndaj insekteve te ndryshme qe po helmojnë qytetaret me pickimin e tyre.

Postimi i plote:

Rinia Demokratike Kosovë në Lipjan në një aksion simbolik ka kërkuar nga Komuna që të bëjë dezinfektimin.

Sezoni veror ka sjellë ndryshime të shpeshta të temperaturave, ndërkohë që qytetarët po vazhdojnë të përballen nga pickimi i insekteve të ndryshme të cilat mund të shkaktojnë epidemi dhe sëmundje të ndryshme.

Ky sezon veror po vazhdon me përplot ndryshime të temperaturave të cilat ndërkohë janë përcjell me të reshura të shiut dhe si asnjëherë më parë banorët po përballen me pickim insektet insekteve të shumta në veçanti të mushkonjave.

Më të rrezikuarit janë fëmijët, andaj komuna duhet ta marrë me seriozitet këtë çështje. Qeverisja lokale nuk e pati vullnetin dhe as buxhetin për ta nisur një projekt për dezinfektimin e ambientit në qytet dhe nëpër fshatra.