Kosova

Lipjan – Ndërron derivatet që mostrat të dalin në rregull, arrestohet punonjësi i pompës së benzinës

Policia e Kosovës njofton se një rast i tregtisë së ndaluar ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lipjan, shkruan Kosova.info.

Pas hetimeve të vazhdueshme policore dhe inspektimit nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është konstatuar se në një pompë të derivateve nafta e cila shitet aty është në kundërshtim me parametrat e lejuar të shitjes, andaj janë bllokuar pikat e shitjes së naftës.

I dyshuari mashkull është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ndërruar derivatet me qëllim që mostrat e radhës të dalin në rregull, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.