Kombëtare

Lipjan/ Kjo është kandidatja më e votuar në LDK

Elmaze Behluli si duke do të jetë kandidatja më e votuar për asamble komunale.

Behluli si kandidate për asamble komunale nga radhët e LDK-së në Lipjan sipas informacioneve jo-zyrtare ka grumbulluar mbi 629 vota.

Ndonëse ende zyrtarisht jo, Behluli ka falënderuar për përkrahjen dhe besimin që i kanë dhënë në këto zgjedhje komunale

“Të nderuar bashkëvendas/e, Ju falënderoj dhe u jam mirënjohëse për përkrahjen dhe besimin që ma keni dhënë në këto zgjedhje komunale.

Përgjatë fushatës jemi takuar me shumë prej jush dhe kështu do të vazhdojmë të dëgjojmë hallet tuaja për të përmirësuar jetën e qytetarëve lipjanas.

Zotohem se do të vazhdojmë me punë të mira për Lipjanin bashkë me kryetarin z.Imri Ahmeti” është shprehur Behluli.

 Elmaze Behluli kandidatja më e votuar nga femrat?

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483