Kombëtare

LIPJAN/ 9 raste të reja me koronavirus

Të hënën në Lipjan janë regjistruar edhe nënte raste të reja që kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Kryetari i komunës i ka ftuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Njoftimi i plotë i komunës:

NËNTË (9) RASTE TË REJA ME COVID-19 NË LIPJAN

Sonte kemi pranuar rezultatin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me rastet e reja me COVID-19 dhe ka rezultuar se kemi nëntë (9) raste të reja të cilat ju njoftojmë se janë nga lagjja mbrapa stadiumit në Lipjan.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti uron shërim të shpejtë për të infektuarit duke thënë se është momenti të marrim seriozisht, të gjithë këtë situatë të krijuar, të mos bëhet panik dhe të respektojë të gjitha masat e marra nga organet kompetente.

Duke qëndruar në vetë-izolim, me kujdesin maksimal për shëndetin, urojmë shërim të shpejt për të gjithë të infektuarit me COVID-19 në Lipjan.

Ndërkohë në nivel vendi numri i të prekurve ka shkuar në 598.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.