SPORT

Lionel Messit i vjen një ofertë “e majme”

Lionel Messi nuk është në ditët e tij më të mira. Kriza në lojën e tij, po ndikon tek të gjithë.

Një klub nga MLS ka shprehur interesimin për ta transferuar Lionel Messi.

La Galaxy raportohet se ka rënë në kontakt me argjentinasin dhe është e gatshme që ta blejë nëse ai dëshiron që të largohet nga Barcelona, sipas John E.Rojas.

Një mosmarrëveshje e Messi me drejtorin sportiv të klubit katalanas, Eric Abidal, ka bërë që klubi nga MLS të shfaqë dëshirën për ta transferuar fituesin e gjashtëfishtë të Topit të Artë.

Largimi i Zlatan Ibrahimoviq ka bërë që të kursehen para në mënyrë që të krijohet buxhet për nënshkrime të reja.