SPORT

Lionel Messi zgjedh top pesëshen e lojtarëve më të mirë në botë

Lionel Messi e ka emëruar top pesëshen e lojtarëve më të mirë në botën e futbollit për momentin, mirëpo e ka përjashtuar nga kjo listë veten dhe rivalin e tij Cristiano Ronaldon.

Messi e dha një intervistë për gazetën spanjolle Marca dhe i emëroi pesë lojtarët më të mirë në botë për momentin, mirëpo iu kërkua që në këtë listë të mos e përfshijë as veten e as Cristiano Ronaldon.

Përderisa Ronaldo tani është transferuar nga La Liga në Serie A, ku po luan me Juventusin, Messi ka thënë se kishte qenë e këndshme ta kishte atë në La Liga, përkundër që e kishte vështirë ta shikonte duke fituar trofe.

“Ishte e këndshme që e kishim Cristiano Ronaldon në La Ligës për shkak të prestigjit që ai i dha ligës, edhe pse ishte e vështirë ta shohim atë duke fituar trofe”, tha Messi.

Megjithatë, edhe pse argjentinasi tha se e vlerëson Ronaldon si njërin ndër më të mirët në botë, ai vazhdoi duke i emëruar pesë lojtarët e tjerë.

Lojtarët e zgjedhur nga Messi ishin Neymari, Sergio Aguero, Kylian Mbappe, Eden Hazard dhe Luis Suarez.

Nga lojtarët e zgjedhur, Messi nuk ka luajtur në të njëjtën skuadër vetëm me Eden Hazardin, të cilin tani e ka rival në La Liga, dhe Kylian Mbappen.