Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka mbledhur bashkëlojtarët e tij në tunel para se të futeshin në fushën e lojës ku ka improvizuar disa fjalë inkurajuese.

Lionel Messi jo vetëm që shërbeu si udhëheqës i skuadrës kombëtare argjentinase në fushë, por atë e bëri atë jashtë saj.

Në një moment kamera e ka kapur yllin e Albicelestes duke dhënë një fjalim emocionues para shokëve, para se të niste pjesa e dytë kundër Nigerisë.

Kjo ndodhi në tunelin e stadiumit të Shën Petersburgut.