Kosova

Lindi foshnjën e mbështolli me xhamper dhe e la në tavanin e shtëpisë derisa vdiq, arrestohet nëna nga Prizreni

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.

Sipas aktakuzës, “e pandehura M.B., me datë 20.04.2019, rreth orës 21:00 në Prizren, në shtëpinë e saj familjare, në katin e dytë, në dhomën e saj, pa dijen dhe ndihmën e askujt nga familjarët, lindë të gjallë foshnjën e gjinisë mashkull, pas lindjes nuk ia pret kërthizën, më pastaj e mbështjellë me një xhemper e çon në tavanin e shtëpisë, ku e lë pa i treguar askujt, i porsalinduri ka jetuar disa orë, ku si pasojë e mbylljes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe asifiksisë, i porsalinduri vdes. Si e tillë, vdekja është jo e natyrshme, e konstatuar edhe në raportin e autopsisë”.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e pandehura të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.