SPORT

Lindelofit i vidhet shtëpia, nuk luan kundër West Ham

Manchester United ka bërë një deklaratë ku ka konfirmuar mbështetjen e tyre për familjen e suedezit

Manchester United do të jetë pa mbrojtësin e tyre, Victor Lindelof në ndeshjen e së shtunës kundër West Ham, pasi që hajnat vodhën shtëpinë e tij.

Incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje derisa Lindelof po luante kundër Brentford, ndeshje që Djajtë e Kuq e fituan me rezultat 3-1.

Gruaja e tij dhe djali tre vjeç ishin në shtëpi gjatë kohës së vjedhjes dhe ishin fshehur në një dhomë para se hajnat të hynë në shtëpi.

Menaxheri i përkohshëm, Ralf Rangnick ka shpalosur detaje të bisedës së tij me Lindelof, duke konfirmuar që ai do të qendrojë në shtëpi në Suedi për disa ditë, në mbështetje të gruas së tij dhe fëmijës.

“Kam biseduar me të gjatë pasi jemi kthyer në shtëpi nga Londra dhe po ashtu kemi folur këtë mendjes për 20 minuta apo 25”, tha gjermani.

“Ai me tha se ajo çfarë ka ndodhur ishte një ngjarje traumatike, sidomos për gruan e tij por edhe për djalin e tyre tre vjeç”.

“Ai me tha se ka nevojë të rri në shtëpi. Ai nuk dëshiron t’i lërë gruan e tij dhe familjen vetëm, të cilën gjë ne e kuptojmë tërësisht pasi që edhe unë jam baba i dy fëmijëve”.

“Ne jemi pajtuar që ai mos të stërvitet sot dhe po ashtu nuk do të jetë me ne për ndeshjen e së nesërmes”, tha në fund trajneri. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort