Kosova

Limajt nuk i intereson koalicioni AAK-PSD thotë se NISMA sot ka festë

Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, nuk ka komentuar fare për koalicionin parazgjedhor AAK-PSD, shkruan Kosova.info.

Në një konferencë të thirrur për media, Fatmir Limaj, tha se sot NISMA ka festë. Ai ka bërë me dije se partisë së tij i është bashkuar drejtoi i deritanishëm i bizneseve në Gjermani, Bekim Brestovci.

“Për Nismën është një ditë shumë e rëndësishme nga sot e tutje po na bashkohet në rrugëtimin tonë politik në fitoret e reja një personalitet i rëndësishëm bëhet fjalë për drejtorin e deritanishëm të unionit të bizneseve në Gjermani Bekim Brestovcvi”, ka thënë ai.

Limaj thotë se i është gëzuar shumë këtij lajmi ngase NISMËS po i bashkohet një personalitet që meriton respekt shumë të veçante.

 “Nisma është përpjekur dhe përfundimisht kemi bërë një përpjekje se ne duam që djemtë dhe vajzat tona të vijnë dhe të ndihmojnë vendin e tyre, ky ashtë aktivizimi i plotë. Sot ju kisha lutë të kufizohemi në këtë pjesë, do të keni kohë në ditët në vazhdim të merrni informacionet për këtë temë”, tha Limaj.