KULTURË

Limaj: Vdekja e regjisorit Bekim Lumi humbje e madhe për Kosovën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen e regjisorit, Bekim Lumi, i cili ndërroi jetë mëngjesin e së hënës.

Sipas Limajt, vdekja e hershme e regjisorit është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe bashkëpunëtoret e tij, por është humbje e madhe edhe për artin Universitetin e Prishtinës dhe shtetin në përgjithësi.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lumi, studentëve të gjithë atyre që e kanë njohur Bekim Lumin. U prehsh në paqe, Bekim”, thuhet në ngushëllimin e Limajt.