Kosova

Limaj: Rrugëtimi i Kosovës është i lidhur ngusht me ShBA-të

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur të mrekullueshëm lajmin për zhbllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovën.

Limaj tha se rrugëtimi i Kosovës në këto vite është i lidhur ngushtë me ShBA-të, teksa ka deklaruar se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lajm i mrekullueshëm vendimi i MCC-së për zhbllokimin e fondeve për Kosovën. Rrugëtimi i Kosovës në këto vite është i lidhur ngusht me ShBA-të. Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” ka shkruar Limaj në Facebook.