Kosova

Limaj reagon serish: Nuk jam i propozuar për ministër nga NISMA

Durim Limaj, në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar serish që është përfolur se kinse ky është propozuar për ministër në qeverinë Hoti.

Limaj “ këto janë lajme të rreme të grupit Koha”, ka shkruar Limaj në Facebook,  transmeton Kosova.info.

Postimi i plotë:

Perderisa dje e sot tere diten ne media te ndryshme por edhe ne profilin tim ne facebook kam mohuar lajmet e rreme te grupit Koha, qe kinse jam propozuar per minister, keta po vazhdojne ta lakojne emrin tim.

Kjo eshte tendencioze dhe dashakeqe nga ana tyre.

Edhe njehere, une jam kthyer nga Amerika ne fund te vitit 2017 per ti sherbyer vendit tim, si keshilltar i ish Ministrit Shala njekohesisht mikut tim, ne mandatin e kaluar . Emrimi im si keshilltar ka pas mandat politik, ai mandat ka mbaruar, dhe sherbimi im ne sektorin publik ka mbaruar me te.

Nuk kam plane qe te kthehem aty. Se ku do te na qoje e ardhmja te shohim.

Fotografia e Durim FZ Limaj