Kosova

Limaj: Kosova është e bekuar me miqësinë e SHBA-së

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, që demantuan se ka një plan sekret për shkëmbim territoresh.

“Deklarata e Departamentit të Shtetit se nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbim të territoreve shuan zërat konspirativ për ekzistimin e planeve të tilla”, ka shkruar Limaj.

Tutje Limaj tha se, deklarata e sotme i jep besim shtesë arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë nën ndërmjetësimin e SHBA-ve për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.

Po ashtu, kreu i Nismës ka shkruar se, nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë është garanca më e mirë dhe do të ishte nder për vendin tonë.

“Kosova është e bekuar me miqësinë e SHBA-së”, ka deklaruar Limaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.