Kombëtare

Limaj: Ibrahimi, Ejupi, Kujtimi dhe Milaimi ishin nga të parët që iu patën përgjigjur zërit të atdheut

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar sot disa nga bashkëluftëtarët e tij, në 21 vjetorin e rënies.

Limaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ata nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës:

“Sot, në 21 vjetorin e rënies kujtoj me pietet bashkëluftëtarët e mi, Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha.

Ibrahimi, Ejupi, Kujtimi dhe Milaimi ishin nga të parët që iu patën përgjigjur zërit të atdheut.

Në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ata ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë. Rënia e tyre heroike ishte humbje e madhe jo vetëm për ne si bashkëluftëtarë̈, por për gjithë̈ Ushtrinë̈ Çlirimtare të Kosovës.

Pavarësisht se po bëhen 21 vite, Ibrahimi, Ejupi, Kujtimi dhe Milaimi do të mbesin në kujtesën time përgjithmonë̈, si djemtë̈ më të mirë të këtij vendi që nuk kursyen asgjë për lirinë̈ e Kosovës!

Lavdi të gjithë̈ dëshmorëve të kombit!”, shkruan Limaj. /Telegrafi/

Sot, në 21 vjetorin e rënies kujtoj me pietet bashkëluftëtarët e mi, Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi…

Gepostet von Fatmir Limaj am Dienstag, 2. Juni 2020