Kosova

Limaj e quan Kurtin “përçarës të shqiptarëve” – për Osmanin e Abdixhikun thotë se kanë marrëveshje politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur kritika në drejtim të kryeministrit, Albin Kurti.

Ai e ka quajtur person përçarës mes shqiptarëve.

“Nga një njeri që ka qenë gjoja zëdhënës i bashkimit po kthehet në një person përçarës. Kryeministri i vendit duhet t’i kthehet punëve të veta, s’mundet me shku ai në Shqipëri me than s’më pëlqen ky kryeministër”.

“Me veprimet që po i bën atje ka me pas pasoja përçarëse për popullin shqiptar”.

“Pushtetarët e Kosovës e kanë bërë këtë mbyllje sepse kanë pas nevojë me shku në Shqipëri në fushatë”, tha Limaj në Kanal10.

Tutje Limaj ka vlerësuar se edhe Vetëvendosje e zgjodhi presidentin me mënyrat të cilat kjo parti i ka sharë e kundërshtuar në zgjedhjen e presidentëve të mëhershëm.

Ai ka thënë se edhe Nisma po të ishte në Kuvend nuk do ta votonte Presidentin pa një marrëveshje politike.

Për këtë ia ka shfaqur dyshimin se mund të ketë marrëveshje ndërmjet LDK-së dhe Vjosa Osmanit.

“Ka ndodhur siç ka ndodhur çdo herë në Kosovë. Në kohën kur janë zgjedhur presidentët tjerë, këta kanë kritikuar. Ka ndodhur sikur me zgjedhjen e presidentëve të tjerë. Nuk po flas për pazare. Kjo është edhe më keq. Ndryshe është të bisedosh me një parti politike ndryshe me një person. Më normale se të kërkosh ndihëm e një partie”.

“Në momentin kur largohesh nga institucione dhe drejtohesh te një individ atëherë kemi të bëjmë me pazare”.

“Mund të ketë marrëveshje ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Abdixhikut por ne nuk e dimë. Krejt ajo që ka ndodhur është ajo që ka ndodhur gjithmonë. Krejt skenat që kanë ndodhur në të kaluarën dhe këta i kanë sharë ka ndodhur edhe këtë herë”, tha Limaj.