SPORT

Liverpooli fiton me lehtësi në udhëtim

Liverpooli ka fituar 3-1 kundër West Hamit në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse shanset për të dyja anët nuk munguan.

Por, 45 minutat e dytë kishin një ritëm tejet të lartë, pasi u shënuan plotë katër gola.

Ishte minuta e 57-të kur Curtis Jones asistoi për Mohamed Salahun për të realizuar golin e parë të takimit.

Në minutën e 68-të, egjiptiani realizoi edhe golin e tij të dytë personal, pa një super asistimi nga Xherdan Shaqiri.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të tretin me anë të Georginio Wijnaldumin nga një asistim i Roberto Firminos.

West Hami arriti që së paku të shënonte golin e vetëm të tyre në këtë takim me anë të Craig DaWson (87’).

Pas javës së 21-të, Liverpooli gjendet në vendin e tretë me 40 pikë, katër më pak se Manchester City që është lider dhe ka një takim më pak të zhvilluar.