Kosova

Ligji që për 5 vjet nuk u zbatua kurrë

Ligji për Mbikëqyrje Elektronike të Personave të cilëve iu kufizohet Lëvizja me vendim të Gjykatës nuk zbatohet.

Në këtë ndërtesë vitin e kaluar u shuan tri jetë.

61 vjeçari, Hasan Krasniqi, kishte qëlluar për vdekje gruan e tij, gruan e djalit dhe pastaj kishte vrarë veten.

Ndaj dorasit, Gjykata Themelore në Prishtinë më 2017 kishte lëshuar një vendim ku të njëjtit i ndalohej që të ofrohet te bashkëshortja dhe fëmijët.

Ditën tragjike, Krasniqi kishte thyer këtë vendim, i cili ishte vazhduar ndërkohë nga Gjykata e Apelit, por që vlente vetëm për distancë me gruan e tij.

Ndërhyrje më e shpejtë nga institucionet e vendit, do të mund të kryhej nëse në Kosovë do të zbatohej një ligj, që është miratuar qysh në vitit 2015.

Jo vetëm viktimat në këtë rast, por edhe shumë viktima tjera të dhunës në familje do të mund të shpëtoheshin nëse Ligji për Mbikëqyrje Elektronike të Personave të cilëve iu kufizohet Lëvizja me vendim të Gjykatës do të gjente zbatim.

Avokati i Popullit Hilimi Jashari, pohon se përgjatë 5 viteve askush nuk ka kërkuar llogari për mos zbatim të një ligji që është në fuqi.

Që zbatimi i këtij ligji do të ndihmonte në mbrojtjen e viktimave të dhunës, e thotë edhe Basri Kastrati, menaxher i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit.

Bazuar në këtë ligj, përgjegjësia për ta zbatuar atë i bije Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kjo Ministri, përmes institucionit të Policisë së Kosovës, obligohet të krijojë salla operative, të cilat mundësojnë monitorimin nga cilido stacion policor në Kosovë.

Të dyshuarve për dhunë, që me vendim të Gjykatës urdhërohen të kenë një distancë nga viktimat, u vendoset një pajisje si lloj GPS, që alarmon institucionet në momentin kur ata thyejnë këtë distancë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje për mos zbatimin e këtij Ligji tash e 5 vite. Po ashtu, as drejtori i  përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj të mërkurën nuk është përgjigjur në interesimin e Televizionit për moszbatimin e Ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483