Liga e Kampionëve: Sonte 8 ndeshje interesante, spikasin Inter-Real Madrid dhe Liverpool-Milan

Ndeshjet e mbrëmjes së sotme do të mbyllin raundin e parë të Ligës së Kampionëve, dhe kompeticioni më elitar i klubeve të futbollit në Evropë do të sjellë disa ndeshje fenomenale.

Në mbrëmje nga ora 21:00, do të luhen disa ndeshje interesante, dhe fokusi do të jetë në dy klasike.

Interi i Simone Inzaghit pret klubin më të trofeshëm evropian, Real Madrid dhe nuk ka dyshim se atmosfera në Meazza do të jetë fenomenale, dhe ndeshja në vetvete duhet të jetë për njohësit e futbollit. Zikaltërit kanë pësuar shumë ndryshime gjatë verës, por ata kanë një ekip mjaft të fortë që mund të përballojë ekipet më të forta.

Real e nisi mirë kampionatin dhe nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti dëshiron të demonstrojë një formë të mirë sonte, edhe pse Mbretërit vuajnë mungesën e disa prej lojtarëve si Bale, Marcelo dhe Kroos.

Ndeshja e dytë e madhe luhet në Anfield, ku Liverpool pret Milanin. Kuqezinjtë kthehen në elitën e futbollit europian pas shtatë sezonesh, por pa Zlatan Ibrahimovic dhe Rade Krunic.

Liverpooli është favorit, por Milani po luan mirë dhe nuk ka dyshim se do të luftojë fortë ndaj anglezëve të favorizuar.

Favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve, PSG  viziton Belgjikën kundër Club Brugge dhe pritet një triumf i lehtë i Messit me shokë, ndërsa Manchester City është gjithashtu një favorit i qartë kundër Leipzig.

Orari i ndeshjeve të sotme të Ligës së Kampionëve:

Besiktas – Borussia Dortmund (18:45)

Sherif – Shakhtar (18:45)

Atletico – Porto (21:00)

Club Brugge – PSG (20:00)

Inter – Real (21:00)

Liverpool – AC Milan (21:00)

Manchester City – Leipzig (21:00)

Sporting – Ajaks (21:00)

Go to TOP