SPORT

Liga e Femrave në basketboll, gjithnjë e më interesante

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 14-të në EBC Ligën e Femrave, ku kishte disa ndeshje interesante, derisa derbin e fitoi Penza kundër Prishtinës me shifrat 66-77.

Kjo bëri që të dy skuadrat të kenë nga tetë fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e tretë, përkatësisht të katërt, me nga 22 pikë.

Lider është Bashkimi me 13 fitore dhe një humbje, duke kryesuar me 27 pikë, tri më shumë se Vëllaznimi.

Ndërkohë, interesant është edhe gara për vendin e pestë, pasi Kastrioti ka vetëm një pikë më shumë se Trepça. Skuadra ferizajase ka dy fitore dhe 12 humbje, ndërsa ajo mitrovicase një fitore dhe 13 humbje.

Të gjitha skuadrat në stinorin pranveror kanë bërë përforcime për t’i arritur synimet që i kanë.

Deri në fund të kampionatit pritet një garë shumë e ngushtë, si për top-4, po ashtu edhe për të mos rënë nga EBC Liga e Femrave, që tashmë ka disa skuadra konkurruese për vendin e parë.

Katër vendet e para me përforcimet që i kanë bërë sigurisht se synojnë titullin e kampionit, që këtë edicion pritet të jetë shumë interesant se kush do të triumfojë në fund.