SPORT

Lidhja e Ronaldos me numrin shtatë

Cristiano Ronaldo është bërë sinonim me fanellën ikonike me numër 7, së pari duke e veshur në ditët e tij te Manchester Unitedi dhe duke e vazhduar më pas traditën gjatë kohës së tij te Real Madridi, si dhe tash te Juventusi.

Superylli portugez – që njihet edhe si CR7 – ka kthyer emrin e tij dhe numrin në një markë ndërkombëtare dhe është e vështirë të mbahet në mend se ai ka qenë ndonjëherë i asociuar me një numër tjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Por pse Ronaldo vesh fanellën me numër shtatë dhe sa gjatë ka pritur për ta veshur atë?

Hapat e parë

Ronaldo gjatë është asociuar me numrin shtatë, që e ka ndihmuar atë të krijojë markën globale “CR7”.

Ndonëse portugezi është bërë sinonim me këtë numër, nuk ishte zgjedhja e tij e preferuar derisa kaloi te Manchester Unitedi.