SPORT

Lidhja e Prizrenit shpallet kampion i Superligës për vitin 2018

Në pallatin e rinisë dhe të sportit përfundoj kampionati ekipor për vitin 2018 në Superligë dhe në ligën e parë të Kosovës.

Lidhja e Prizrenit me fitoren ndaj Sharrit u shpallur Kampion për vitin 2018 në Superligën e Kosovës, ata gjatë tërë vitit kanë pasur vetëm një humbje ndaj Ahmet Hoxhës në sezonin pranveror. Ky është titulli i dytë i kampionit për këtë sezon të Lidhjes së Prizrenit, pas atij në ligën e juniorëve, e po ashtu edhe hera e dytë që ekipi prizrenas shpallet kampion i superligës së Kosovës që nga paslufta.

Edhe Elting Dardania e mbylli me fitore vitin për të siguruar vendin e dytë. Ndërsa ndeshja derbi ndërmjet Ahmet Hoxhës dhe Prishtinës u mbyll me rezultat bindës 4:0 në të mirë të ferizajasve. Shkolla dhe Hasan Prishtina vitin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë, për Shkollën kjo do të jetë hera e parë që nga paslufta.

Vushtrria shpallet kampion i ligës së parë.

Në ligën e parë Vushtrria fitoi me rezultat të ngushtë ndaj Vitisë me 4:3, për të siguruar vendin e parë në ligën e parë pa asnjë humbje, ndërsa Vitia edhe pse humbi ndeshje dëshmoj së meritojnë vendin në superligë. Edhe ndeshja Dugagjini dhe Maestro ishte mjaft interesante, në fund dëshmuan Klinasit e 4:1.

Rezultatet dhe Ranglista

SuperLiga – Meshkujt  
Xhiro vendas mysafir   1  
12   Sharri Prishtina 2 4 26/10/18
13   Prizreni Sharri 4 2 25/10/18
14   Elting Dardania Prizreni 4 1
  Sharri Lidhja e Prizrenit 0 4
  Hasan Prishtina Shkolla E-connect 0 4 r. zyrtar
  Ahmet Hoxha Prishtina 4 0
SUPER LIGA – MESHKUJT 2018
L F H Pikë
1 Lidhja e prizrenit 14 13 1 54:13 27
2 Elting Dardania 14 11 3 50:21 25
3 Ahmet Hoxha 14 11 3 47:18 25
4 Prizreni 14 7 7 31:38 21
5 Prishtina 14 7 7 35:33 21
6 Sharri 14 3 11 27:50 17
7 Shkolla E-connect 14 3 11 18:49 17
8 Hasan Prishtina 14 1 13 14:54 13
Liga 1 – Meshkujt
Xhiro vendas mysafir   1
10    Vitia  Vushtrria 3 4
   E lirë  Theranda
   Dugagjini  Maestro 4 1
LIGA 1 – MESHKUJT 2018
L F H Pikë
1  Vushtrria 10 10 0 40:8 20
2  Vitia 10 6 4 29:19 16
3  Theranda 10 5 5 24:25 15
4  Dugagjini 10 4 6 19:25 14
5  Maestro 10 1 9 11:36 11

Për javën e ardhshme eshte paraparë të organizohen me 4 nëntor në Ferizaj TOP 8 për junior. /Kosova.info/

 

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//chooxaur.com/4/3473483