SPORT

Lidhja e Prizrenit fiton derbin ndaj Prishtinës në superligë

Në sallën e pingpongut të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, u zhvilluan ndeshjet e xhiros 5 dhe 6 të superligës së Kosovës.

Në atmosferë sportive klubet më të mira të pingpongut, sot zhvilluan dy xhirot e radhës në superligën e meshkujve, duke ju ofruar spektatorvëe momente dramatike.

Derbi i xhiros së 5 ndërmjet Elting Dardanisë dhe Ahmet Hoxhës i takoi Eltign Dardanisë me rezultat 4:1, duke i shkaktuar humbjen e parë Ahmet Hoxhës për këtë sezon.

Derbi i xhiros së 6 vërtetoi epitetin e derbit, pasi u deshen tri ore loje që të përcaktohej fituesi me rezultat të ngushtë 4:3. Më e mirë doli Lidhja e Prizrenit, në sajë të fitoreve të Fatih Karabaxhakut ndaj Ylli Dragidellës 3:1, Kreshnik Mahmutit 3:1ndaj Leart Beqirit dhe Ylli Dragidellës dhe Berkan Bajmak 3:0 ndaj Leart Beqirit. Për Prishtinën, Baton Çitaku shënoi fitore ndaj Berkan Bajkam 3:1 dhe ndaj Fatih Karabaxhakut 3:2 në ndeshjen më të fortë të ditës, si dhe në çifte se bashku me Ylli Dragidellën ndaj Kreshnik Mahmutit dhe Dardan Imamit 3:0. Lidhja e Prizrenit me këtë fitore shton gjasat që të shpallet kampion pranveror i superligës.

Pas këtyre dy xhirove të gjitha klubet kanë së paku nga një humbje, që nënkupton se lufta për titullin e kampionit do të vazhdon në sezonin vjeshtor ndërmjet katër klubeve të para.

Rezultatet komplet dhe tabela

PrizreniHasan Prishtina42
PrishtinaSharri41
Elting DardaniaAhmet Hoxha41
Shkolla E-connectLidhja e prizrenit04
SharriPrizreni34
Hasan PrishtinaElting Dardania04
Lidhja e prizrenitPrishtina43
Ahmet HoxhaShkolla E-connect40

SUPER LIGA – MESHKUJT 2018
LFHPikë
1Prishtina65123:711
2Ahmet Hoxha65121:811
3Lidhja e prizrenit65122:1011
4Elting Dardania64219:1210
5Prizreni63313:179
6Sharri62416:198
7Hasan Prishtina6067:246
8Shkolla E-connect6060:246

Të shtunën në Vushtrri do të organizohet turneun për të rinj ‘Hasan Prishtina’, ndërsa të dielën do të zhvillohen xhirot e fundit të superligës dhe ligës së parë për sezonin pranveror.  /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.