SPORT

Lidhja e Prizrenit dhe Drita vazhdojnë me dominim edhe në Kupën e Kosovës

Gjatë kësaj javë janë zhvilluar finalet e kupës së Kosovës për kategorinë e juniorëve, seniorve meshkuj dhe seniorve femra. Pas 4 javësh në garat me sistem eliminimi në fund u vendos edhe kampioni për kategorinë përkatëse, e klubi nga Prizreni, kpp Lidhja e Prizrenit, fitoi dy trofe si dhe kpp Drita nga Gjilani një trofe.

Fillimisht të martën, 27 tetor nga ora 20 në Ferizaj, u zhvillua finalja e Kupës së Kosovës për senior Femra, ku kampioni ekipor nga sezoni pranveror kpp Drita u takua me nën kampionin kpp Ahmet Hoxha nga Ferizaj. Ne një atmosferë sportive klubi nga Gjilani triumfoi me rezultat 3:1, e kështu edhe u shpall kampion për vitin 2020.

https://www.facebook.com/fppks/posts/3613944988668485

Të mërkurën me 28 tetor, nga ora 18:00 në Prizren, u zhvillua ndeshja finale e kupës së Kosovës për junior, klubi vendas që është edhe kampion i sezonit pranveror, kpp lidhja e Prizrenit, me rezultat 3:0 fitoi ndaj klubit nga Ferizaj kpp Shkolla Ahmet Hoxha, e kështu edhe këtë vit u shpall kampion i Kupës për junior.

https://www.facebook.com/fppks/posts/3616309298432054

Të enjten me 29 tetor, nga ora 20:30 në Prishtinë u zhvillua ndeshja më e fortë në garat e kupës së Kosovës. Kpp Elting Dardania si vendas ndaj Kpp Lidhja e Prizrenit nuk arriti të marr as një ndeshje, në finalen e Kupës së Kosovës për senior, edhe pse të gjitha ndeshjet individuale ishin të barabarta deri në momentet e fundit. Megjithatë klubi më i fortë momentalisht në Kosovë, kpp Lidhja e Prizrenit, vazhdoi dominimin e saj duke fituar ndeshjen me 3:0 e kështu e fitoi edhe titullin e kampionit të kupës së Kosovës.

https://www.facebook.com/fppks/posts/3619376048125379

Për të gjithë finalistët u shpërndanë medalje ndërsa për kampionin edhe trofeu i Kupës së Kosovës, e po ashtu finalistëve ju takon edhe shpërblimi monetar i paracaktuar me buxhetin e vitit 2020.