Hi Tech

Lidhja e kosovarëve me Golf 2-shin

Në një garazh të automjeteve në hyrje të qytetit të Mitrovicës gjejmë makina klasike të cilat modernizohen çdo ditë e më shumë nga mjeshtri Bislim Kunoviku.

Ndonëse i blen ato me çmim jo shumë të shtrenjtë, ai investon mijëra euro në to.

Por, është një lidhje krejt e veçantë e kosovarëve më Golf 2-shin krahasuar me markat tjera të makinave.

Në një intervistë për Express të KTV-së, Kunoviku, i cili tash e 7 vite, çdo ditë rregullon ndonjë pjesë të Golf 2-shit, tregon sesi kjo makinë i është bërë si pjesë e familjes.

Prej ngjyrës e deri te motori i kësaj makine, Kunoviku tregon si i ndërroi dhe sfidat që kishte për t’i sjellë në Kosovë.

Ndonëse i morri rreth 15 muaj për ta sjellë në gjendje që mund të vozitet, mjeshtri mitrovicas tregon sesi si të afërmit, shoqëria ashtu edhe qytetarët e Mitrovicës, kanë thënë se ai nuk do të mund ta rregulloj dhe i ka dështuar përpjekja e tij për ta vozitur atë në rrugë.

Sot, Kunoviku tregon se e përdor çdo ditë dhe madje bënë edhe rrugë më të gjata me të.

Përveç Golfit, Kunoviku tha se punon çdo ditë që edhe makina tjera klasike, t’i modernizoj, në mënyrë që të jenë të përdorshëm për ditët e sotme por gjithmonë me kushtin që mos t’iu humb pamja dhe forma që e kanë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483