Kosova

Liderët politikë të ekzaltuar nga gëzimi, por Ursula von der Leyen nuk merr asnjë vendim vetëm

Presidentja e re e Komisonit Evropian është ish-ministrja e Mbrojtjes Gjermane Ursula von der Leyen.

Zgjedhja e saj në krye të Komisionit për Punë të Jashtme është pritur me entuziazëm nga spektri politik në Kosovë.

Ndryshe nga emërimi i spanjollit Josep Borrell në krye të Politikë së Punëve të Jashtme të BE duket se emerimi i një gjermaneje nga CDU-ja e Angela Merkel po i jep frymëmarrje më të lirshme vendit tonë.

Por si po shihet emërimi i saj nga njohësit e marrdhënieve ndërkombëtare në vend.

Avni Mazreku Njohës dhe ekspert i proceseve Integruese në vënd në një prononcim për Gazetën Blic ka theksuar se vetë fakti që Ursula von der Leyen vjen nga kabineti i Angela Merkel do të ketë një qasje pozitive ndaj Kosovës.

“Nga vetë origjina e saj politike që vjen  nga kabineti i zonjës Merkel,e që kabineti i zonjës Merkel ka qenë një ndër kabinetet që e ka njohtë dhe ka patur një qasje më të drejtë dhe më reale ndaj pavarësisë së Kosovës.

Atëherë edhe pritjet normalisht që janë pozitive në raport me atë që çfare mund të ketë si qasje të re  nën udhëheqjen e saj ky institucion mjaft i rëndësishëm i Evropës.”

Ndërsa njohësi marrdhënieve Ndërkombëtare Dorajet Imeri ka një qasje tjetër në lidhje me ndikimin e saj në të ardhmen e Kosovës.

Imeri thekson se fati i rrugëtimit të Kosovës nuk përcaktohet vetëm nga një individ i vetëm në BE prandaj mendoj se më shumë ka doza emocionale në ktë zgjedhje për shkak të marrëdhieve të mira që kemi me Gjermaninë.

“Fati i rrugëtimit të Kosovës nuk përcaktohet nga një individ,Bashkimi Evropian është  shembull për burokracinë pra për nivelet e ndryshme të vendimarrjes ka shumë mekanizama dhe nuk lejon në asnjë rrethanë që fuqia vendimarrëse të përcaktohet nga një individ.

Pra zgjedhja e Gjermanisë për ne deri ne një masë ka më shumë doza patriotizmi dhe doza emocionale për shkak të raporteve historike që kemi me Gjermaninë sidomos këto vitet e fundit.

Bashkimi Evropian nuk mundet me pasë qasje individuale ,Mogerini ka qenë nga Italia dhe nuk është se ka funksionuar mirë ,kjo nuk lidhet me qështje individuale pra nuk mendoj se do të ketë përfitime as pozitive as negative nga zgjedhja e saj. ka thënë Imeri për Gazetën Blic .

Përndryshe pas përzgjedhjes së Ursula von der Leyen  Presidente te Komisionit Evropian liderët Kosovarë nuk kanë kursyer gëzimin të ekzaltuar nga ky lajm.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli menjëherë  kanë reaguar duke thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën.

Dihet që Gjermani është një nga përkrahëset më të mëdha të Kosovës në të gjitha proceset e kjo e bën zgjedhjen e saj në krye të Komisionit Evropian edhe më të favorshme për vendin tone.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.