Kosova

Liderët e BE-së diskutojnë për Kosovën

Me iniciativë të presidentit të Qipros, Nicos Anastadieses, liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur sonte për të diskutuar një sërë çështjesh.

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se njëra prej pikave të diskutimit është raporti Kosovë – Serbi, transmeton KTV.

“Do të diskutojmë një sërë temash të politikës së jashtme, por edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dritë të perspektivave të tyre evropiane”, ka thënë Merkel.

Tema kryesore e diskutimit do të jetë Brexiti.