
Republika e Kosovës sot shënon 13 vjetorin e pavarësisë.
Në mesin e shumë shteteve që kanë uruar Kosovën për këtë përvjetor, është Gjermania, Lituania dhe Malajzia.
U.d. e presidentes, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter ka falënderuar presidentin e Gjermanisë, Frank Wlater Steinmeier për urimin.
The 🇽🇰- 🇩🇪 bond remains strong.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) February 16, 2021
Thank you President Steinmeier for your continued support as well as your sincere wishes on the 13th anniversary of our independence. @GermanAmbKOS pic.twitter.com/H1isPYVFa4
“Lidhja mes Kosovës dhe Gjermanisë mbetet e fortë. Faleminderit president Steinmeier për mbështetjen tuaj të vazhdueshme si dhe urimet tuaja të sinqerta në 13 vjetorin e pavarësisë tonë”, ka shkruar Osmani.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda përmes një postimi në Twitter, ka uruar u.d e presidentes Vjosa Osmani me rastin e ditës së pavarësisë.

Wisma Putra extends its heartiest congratulations to the Republic of Kosovo on the auspicious occasion of its 13th Independence Day.
— Wisma Putra (@MalaysiaMFA) February 17, 2021
Malaysia and the Republic of Kosovo established diplomatic relations in 2011. pic.twitter.com/vQ9SBeeYSx
“Wisma Putra i shpreh urimet e saj më të përzemërta Republikës së Kosovës me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë. Malajzia dhe Republika e Kosovës vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 2011”, ka shkruar ajo në Twitter.