Kosova

Lutfi Haziri tregon se kë dëshiron ta sheh si kryetar të LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth zgjedhjes së re të kryetarit të partisë pas ofrimit të dorëheqjes nga Isa Mustafa.

Haziri ka thënë që do të ishte shumë i lumtur nëse do të kandidonte për kryetar të ri të LDK-së, bashkëpartiaku i tij Kujtim Shala.

Ai po thotë se Kujtim Shala do të plotësonte shumë kërkesa dhe pritje që kanë shumë simpatizantë e anëtarë të LDK-së.

“Do të doja dhe do të isha shumë i lumtur që zotri Shala të jetë kandidat për kryetar të ri të LDK-së pasi plotëson shumë kërkesa dhe pritje. Po presim nga ai që të na thotë fjalën dhe të deklarohet. LDK ka shumë emra, por ka shumë pak kandidaturë, por ka shumë emra që mund të jenë kandidatë dhe të zgjedhur, por deri sot ka shumë pak konfirmime”, tha Haziri.

Haziri edhe njëherë e ceku se mendon që ka vepruar gabimisht kryesia e LDK-së duke e përjashtuar Vjosa Osmanin nga partia, por thotë se akoma nuk kanë filluar ndonjë bisedim për rikthimin e saj në parti.