Kombëtare

Lezhë, mbyllet pavioni i ortopedisë pas një paciente rezulton me COVID -19

Mbyllet pavioni i ortopedisë në spitalin e Lezhës. Një paciente ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

Ajo ishte operuar pak ditë më parë dhe kishte pasur temperaturë. Simptomat nuk kanë qenë të dukshme fillimisht, por me kalimin e ditëve i është shtuar temperatura dhe mjekët i kane bërë tamponin ku ka rezultuar pozitive.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantine dhe u janë marrë tamponët. Ata janë në pritje të rezultateve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.