SPORT

Lewis Hamilton, dominues edhe në Çmimin e Madh të Belgjikës

Lewis Hamilton e ka rritur edhe më shumë epërsinë në renditjen e përgjithshme të Formula 1.

Të dielën, Hamilton në Çmimin e Madh të Belgjikës ishte sërish pa konkurrencë. Britaniku, i cili e nisi garën i pari dhe udhëhoqi në çdo rreth, mbërriti në finish të garës me 8.4 sekonda më shpejtë se vozitësi tjetër i skuadrës, Valtteri Bottas.

Vendi një dhe dy u rezervuan për ekipin e Mercedesit. Max Verstappen e arriti podiumin duke përfunduar i treti. Për Verstappen dhe Red Bullin, ishte hera e gjashtë që ngjiten në podium. Hamiltoni, me pistën e fituar të dielën, mbetet vetëm dy fitore larg Michael Schumacherit që mban rekordin me 91 fitore.

Për Hamiltonin po ashtu ishte fitorja e pestë në shtatë gara. Me këtë fitore, Hamilton shkon i pari në renditje me 47 pikë më shumë se Verstappen pas 10 garave nga 17 sa do t’i ketë ky sezon.

Bottas e ngushtoi epërsinë me Verstappenin por mbeti në vendin e tretë. Daniel Ricciardo, i cili mori pikë shtesë për rrethin më të shpejtë, përfundoi i katërti para vozitësit tjetër të skuadrës, Esteban Ocon, i cili doli i pesti para Alexander Albon të Red Bullit në rrethin e fundit. Dyshja e ekipit Racing Point, Lance Stroll dhe Sergio Perez, e mbyllën top 10-en. Ndërkohë, Ferrari, fitues i Çmimit të Madh në Belgjikë para dy vitesh, mbeti pa pikë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.