SPORT

Lewandowski barazon Immobilen, Werner shkëputet nga Messi dhe Ronaldo

Gara për ‘Këpucën e Artë’ për vitin 2020 është duke u bërë gjithnjë më interesante. Fituesi aktual, Messi, renditet i gjashti, kurse CR7 i pesti…

Në mungesë të Serie A, Premierligë dhe La Liga, Robert Lewandowski dhe Timo Werner kanë fituar teren në garën për ‘Këpucën e Artë’.

Ciro Immobile, që për një kohë mbante vendin e parë, tani atë e ndan me sulmuesin e Bayern Munich.

Që të dy në sezonin 2019/20 kanë shënuar 27 gola.

Lewa e barazoi Immobilen falë rinisjes më herët të Bundesligës, ku ka shënuar në dy ndeshje me radhë.

Në vendin e tretë renditet Timo Werner i RB Leipzig që shkëlqeu me tre gola vikendin që lamë pas dhe tani numëron 24 gola.

Erling Haaland renditet i katërti, pavarësisht se ka shënuar 26 gola, për shkak se te Salzburgu një gol vlerësohej 1.5 pikë, ndryshe në Bundesliga – 1 gol 2 pikë.

Ata që dikur shkëlqenin dhe shkëputeshin larg të tjerëve, Messi dhe Ronaldo, renditen më poshtë.

Cristiano Ronaldo renditet i pesti me 21 gola, kurse Messi i gjashti me 19 gola.

Këtë çmim, pra Këpucën e Artë, më së shumti e kanë fituar pikërisht lojtarët në fjalë, Leo dhe Cris, nga gjashtë herë, respektivisht katër herë. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.