Kombëtare

Lëvizë me 304km/h në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobitet me 300 € e tre muaj dalim të vozitjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personin që ka vozitur automjetin me shpejtësi 304 kilometra në orë në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” e ka dënuar me 300 euro, 3 muaj ndalim të vozitjes së mjeteve motorike si dhe 3 pikë negative.

Policia ka treguar se vetëm gjatë javës së kaluar, Njësia për Kontrollim të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.

Policia e Kosovës këtë e ka bërë të ditur nëpërmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar:

“Shoferi i automjetit lëvizë me shpejtësi 304 km/h në Autoudhën “Dr. Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h
• 300 € gjobë
• 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe
• 3 pikë negative
Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontrollë të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.
Me këtë veprim rrezikohet jeta e juaj dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj me identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë!”