Bota

Letër me substancë vdekjeprurëse iu adresua presidentit amerikan Trump

Letrat e dërguara ditëve të fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe në agjencitë federale të Teksasit përmbanin substancë vdekjeprurëse Ricin.

Sipas The New York Times, përcjell Telegrafi, hetuesit po përpiqen ta zbulojnë nëse edhe zarfet e tjerë me këtë toksinë janë dërguar përmes sistemit postar, deklaroi një zyrtar të shtunën.

Hetuesit besojnë se letrat ishin nisur nga Kanadaja, ndërsa një grua po cilësohet si e dyshuar.

Letra e cila u dërgua në Shtëpinë e Bardhë iu adresua presidentit amerikan Donald Trump, me këtë rast ajo u konfiskua si dhe letrat e tjera drejt zyrave federale në Teksas. Ende nuk u bë e ditur se cilat zyra federale ishin në shënjestër.

“FBI-ja dhe partnerët tanë të Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe Shërbimi i Inspektimit Postar, po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një strukturë postare të qeverisë amerikane”, tha FBI në një deklaratë. “Deri më tani, nuk ka ndonjë kërcënim të njohur për sigurinë publike”, potencoi më tej shërbimi.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.