Show Biz

Leron sjell në treg këngën e re “Hala”

Leron tashmë është bërë emër i njohur për audiencën shqiptare.

Reperi ka rezultuar të jetë mjaft aktiv me prurjet e reja muzikore, të cilat po pëlqehen në masë të madhe.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri.

“Hala” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Jester Beats.

Në klip ai shihet me një veshje plot stil, xhirime të cilat I janë besuar Florim Ibrahimaj, ndërsa janë edituar nga Ardit Kantarxhiu.

Që në minutat e parë të lansimit, kënga ka rezultuar të jetë e pëlqyer nga mbështetësit e tij.