Kosova

Leonora Jakupi reagon pas arrestimeve të sotme

Gjykata Speciale ka kryer sot (e premte) një bastisje dhe dy arrestime në zyrat e OVL-së të UÇK-së.

Ata kanë arrestuar kryetarët e këtyre organizatave Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kundrejt kësaj ngjarje, kanë pasuar menjëherë reagime të shumta nga figurat publike, përfshirë reagimet nga krerët më të lartë të shtetit.

Edhe këngëtarja Leonora Jakupi duket se ngeli e mërzitur dhe nervozuar me bastisjen e bërë nga Gjykata Speciale në zyrat e OVL-së dhe UÇK-së.

Këtë revoltë ajo e tregoi përmes një imazhi të stemës së UÇK-së të ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

E njëjta më pas shkroi po në InstaStory: “…se lirinë nuk e fituam vet, na e sollën ata! Me ty përjetësisht UÇK”. Kujtojmë që këngëtarja me prejardhje nga Drenica ka qenë gjithmonë një përkrahëse e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa edhe i ka kënduar luftës në këngën e saj më të njohur “A vritet pafajësia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.