SPORT

Leo u rikthehet stërvitjeve

Leo Messi, edhe pse jo bashkë shokët e skaudrës, ka zbritur në fushë.

32-vjeçari, që vuan nga disa probleme të vogla, është fotografuar duke bërë disa vrapime në stërvitjen e fundit që Barcelona e ka zhvilluar në ‘Camp Nou’.

Barça ka konfirmuar se Leo s’mund të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit, ama ai ka dhënë sinjale pozitive me stërvitje të veçuara.

Kjo do të thotë se Leo ka gjasa të jetë i gatshëm 100% javën e ardhshme për rinisjen e La Ligës, kundër Mallorcas. /Gazeta Express/