SPORT

Lëndohet Stefan Saviq, mund ta humbë sfidën ndaj Kosovës

Mbrojtësi i Malit të Zi dhe i Atletico Madridit, Stefan Saviq është dëmtuar në duelin kualifikues të malazezëve për Euro 2020 kundër Bullgarisë, të premten në mbrëmje.

Mbrojtësi qendror u largua nga fusha në minutën e 38-të për shkak të dëmtimit në barazimin pa gola, dhe nuk dihet nëse do të luajë edhe për ekipin e tij kundër Valencias të shtunën e ardhshme, transmeton KTV.

Lëndimi i tij pritet të shihet se sa është serioz, ndërsa me shumë gjasë do të jetë jashtë fushës në duelin kundër Kosovës që zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Saviqi pësoi dëmtim edhe herën e fundit në pushimin për shkak të ndeshjeve të shteteve, me “Los Rojiblancos” që kishte kërkuar që ai të mos paraqitej me shtetin e tij.