Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Lëndohen katër persona nga një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën që lidh Prishtinën me Gjilanin.

Pas një përplasjeje mes një kamioni dhe një veture ka rezultuar në lëndimin e katër personave.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar aksidentin i cili ndodhi rreth orës 13:30.

Gjatë aksidentit, që përfshiu dy automjete në lëvizje, katër pjesëmarrësit e trafikut kanë marrë lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar.

Hetuesit nga njësiti i trafikut rrugor janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të identifikuar rrethanat e aksidentit.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Go to TOP