Kosova

Lëndohen gjashtë persona në aksidentin në Prizren

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00 në rrugën “Xhevat Berisha”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave. “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave, ku si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndim trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjeret femra kosovare dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport.